Një vajzë ka debatuar ashpër me një police, pasi kjo e fundit i ka vënë gjobë. Në fakt, ajo që e ka irrituar vajzën nuk është gjoba, por një detaj në plotësimin e gjobës.
Kjo sepse policja me emrin Brunilda Ballgjini në gjobë ka shkruar që shoferja nuk është prezente, ndërkohë që ajo ishte. Vajza tregon se ka qenë duke kërkuar vendparkimi, por kur ka marrë gjobën ajo ka parë që në të cilësohej se shoferja “nuk ishte prezente”. Menjëherë vajza ka filluar të filmojë teksa i kërkon llogari polices, por kjo e fundit nuk ka një përgjigje dhe i shmanget asaj.
Gjithashtu vajza thotë se i ka thënë polices se nuk ka përse ta gjobisë sepse po pret vetëm një minutë për të parkuar, por ajo i është përgjigjur me fjalët: “Jo gjobë që do marrësh, po do ta vë 30 mijë lekë nga inati”.
Më poshtë debati i shoferes me policen, ku ajo i kërkon llogari, por policja i shmanget, madje i thotë që do ta çojë në komisariat.