Kjo ngjarje ka ndodhur në Indi dhe është pak e pazakontë. Procesi i divorcit midis Sangetaa Jain dhe burrit të saj është në proces e sipër, por kjo nuk e ka ndaluar nusen e shtëpisë që prej 7 vitesh të tentojë të vrasë vjehrrën e saj 70-vjeçare. Kjo nuk është hera e parë, pasi i shoqi e ka denoncuar në polici por ata nuk e kanë marrë seriozisht. Ky incident i tmerrshëm i cili pothuajse nuk përfundoi në tragjedi, u filmua nga një kamer e fshehtë e vendosur në shtëpi ku pas kësaj nusja u bë gazi i botës me publikimin e videos në internet. /ma.me