Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq një nuse duke marrë flakë. Gjatë ceremonisë martesore, ndodhin shumë gjëra, por rrallë shohim nuse që marrin flakë. E kjo ka ndodhur në një dasmë kosovare. Në hyrjen e nuses me dhëndrrin, në një moment, zjarri kaplon fustanin e saj. Megjithatë, ndërhyrja e dasmorëve bën që zjarri të ndalet. Videoja është ngarkuar dhe shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. /ma.me










