Një konflikt me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Pogradecit mes pesë personave, mes të cilëve dy vëllezër. Këta të fundit, pronarë të një fast-food-i në qytet janë përleshur me tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë të dehur.
Tre të dehurit kanë shkuar në fast-food, ndërsa punonjësit (pronarët) e fast-food-it nuk kanë dashur të futen brenda duke u kërkuar të dalin jashtë. Aty është agravuar situata dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcënuar të dehurit.
Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të lënduar në njerëz, ndërsa Policia, e cila arriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar të pesë personat dhe po kryen veprimet e mëtejshme.
/a.r