Mes shqiptarëve dhe grekëve prej kohësh klima është e acarrtë. Së fundmi, është shënuar përplasje mes tyre në Nju Jork. Një grup shqiptarësh ishin mbledhur për të protestur në 40 ditët e vrasjes së ekstremistit Konstantin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës.
Ata kanë qenë të veshur me simbolet kombëtare kuq e zi, teksa ishin mbledhur para zyrave të një organizate greke në Brooklyn. Shqiptarët mbanin pankarat ku shkruhej “Epiri është Shqipëri!”, teksa kanë akuzuar Greqinë se mbështet terrorizmin, sepse pas vrasjes së paramilitarit të “Agimit të Artë”, në shtetin fqinj janë ekzekutuar katër shqiptarë.
Kaq ka mjaftuar që të nisë një përplasje mes këtij grupi protestuesish dhe një grupi grek. Për të vendosur rendin ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë. Ja dhe momentet e përplasjes: