VIDEO/ Njihuni me “mbretin” i shpejtësisë
Xhamajkani Usain Bolt mbrojti të dielën titullin e kampionit të botës në 100 metra, pasi fitoi në finalen e Botërorit të atletikës që po zhvillohet në Pekin të Kinës.
Njeriu më i shpejtë i planetit përfundoi garën i pari, duke regjistruar kohën 9,79 sekonda. Bolt la pas kundërshtarin e tij të madh, amerikanin Justin Gatlin, me 1 të qindtën e sekondës. Medalje bronzi për kanadezin Andre de Grasse (9,92).
https://www.youtube.com/watch?v=q3h0sadCa10