VIDEO/ Njeriu që nuk ka bërë dush për 12 vjet
Për shumë persona është pjesë e përditshmërisë që të bëjnë dush çdo ditë. Por nuk mund të thuhet njëjtë edhe për Dave Whitlock, një kimist që nuk ka bërë dush për 12 vjet.
“Nuk kam bërë dush për 12 vjet.Askush nuk ka bërë hulumtime klinike tek njerëzit që bëjnë dush çdo ditë, e po ku bazohen njerëzit që kjo gjë është një praktikë e shëndetshme?”, është shprehur Whitlock.
Në këto 12 vjet, ai ka përdorur një sprej të cilin e ka shpikur vetë në bashkëpunim me kompaninë AOBiome.
Spreji që quhet “Mother Dirt”, është i vetmi kimikal që Whitlock e ka përdorur dy herë në ditë përgjatë këtyre viteve. Ai nuk e ka ndërmend që të bëjë dush, sepse është duke e përdorurë Mother Dirt, dhe shpreson se pjesa tjetër e botës do bëjë njëjtë sikurse ai.
https://www.youtube.com/watch?t=92&v=PPwBXDhIHmg
Redaksia Java News/ f.g









