Ndërrimi i viteve është shoqeruar me postime të fotove e të mesazheve nëpër rrjetet sociale nga më të ndryshmet.
E një i tillë ka ardhur edhe nga Ukraina, ku jeton një numër i madh i shqiptarëve, tash e shumë kohë.
Shoqata shqiptaro-ukrainase ka postuar një video të shkurtër me udhëheqësin e kësaj shoqate, që shqip uron shqiptarët kudo në botë dhe i fton për bashkim.
Urimi është bërë nga fshati Karakurti, ku shqiptarët besohet se janë vendosur para rreth 200-300 vjetëve dhe ende ruajnë gjuhën e traditat.
“Urime Viti i Ri. Lavdi Shqipërisë së Madhe”, është urimi përmbyllës i katër shqiptarëve që paraqiten në video.