• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Një resort luksoz me kabina treni

by Java News
05/02/2023 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trenat kanë qenë prej kohësh një formë transporti shumë e preferuar për udhëtarët, duke i lejuar ata të shijojnë panorama e peizazhe të shumta. Tajlanda është një nga ato vende me traditë sa i takon shfrytëzimit të linjave hekurudhore. Rreth viteve 1900, banorët e Bangkokut kapeshin nëpër vagonë për t’u arratisur nga qyteti drejt plazhit dhe zonave periferike. Tashmë, më shumë se 100 vjet më vonë, një resort i ri i projektuar nga Bill Bensley, i kthen vizitorët në magjinë e asaj epoke.

“InterContinental Khao Yai”, përbëhet nga më shumë se 65 suita e vila, si dhe përfshin një seri vagonësh treni të rinovuar e të shndërruar në akomodime luksoze. Rreth dy orë e gjysmë larg nga Bangkoku, resorti u frymëzua nga historia tajlandeze e hekurudhës, gjatë mbretërimit të Rama V (1868-1910). Për këtë arsye, vizitorët pushtohen nga atmosfera e së kaluarës sapo hyjnë në hotel, i cili në vetvete i ngjan një terminali klasik trenash.

Sfidat logjistike

Në rastin e “InterContinental Khao Yai”, Bensley thotë se dashuria e tij e përjetshme për udhëtimin me tren ndikoi në dizajn. Ai ka udhëtuar në shumë trena të mëdhenj luksozë në kontinente të ndryshme. Kur rastësisht u ndesh me një numër të madh trenash të braktisur në Tajlandë, kuptoi se duhej të vepronte.

“Po shikoja të gjitha ato karroca e vagonë të ndryshkur e të vjetër dhe mendova me vete: Oh, Zot, janë duke u kalbur, duhet të bëjmë diçka! Gjashtë muaj më vonë, unë dhe ekipi im nisim të blinim shumë prej tyre, por më pas erdhi pjesa më e vështirë.”

Bill Bensley, projektuesi i resortit

https://www.instagram.com/reel/CdGBxkChlVD/?utm_source=ig_web_copy_link

Transportimi i një grupi trenash të vjetër e të rëndë në peizazhin kodrinor të resortit rezultoi të ishte shumë sfidues. Ata u dërguan në destinacion përmes një vinçi të madh dhe puna hasi në shumë pengesa. Pas kësaj faze, nisi projektimi i ambienteve që do të krijoheshin. Fillimisht, u mendua që vagonët dhe karrocat të shërbenin vetëm për akomodimin e njerëzve, por më pas disa prej tyre u përshtatën në suita luksoze, klube, hapësira për fëmijët, bare dhe restorante. Në resort gjendet gjithashtu edhe një pishinë e vogël.

Parku Khao Yai

Resorti Khao Yai tërheq vizitorë jo vetëm për veçantinë e strukturës së tij, por edhe për vendin ku është ndërtuar, pranë Parkut “Dong Phayayen-Khao Yai”. Ky park kombëtar është më i vjetri në Tajlandë dhe pyjet e tij mbrohen nga UNESCO.

Shtigjet e ecjes në këto zona të gjelbra u japin mundësi turistëve të shijojnë bukuritë natyrore, si dhe ujëvarat e shumta. Një ndër to, Haew Narok, u bë e famshme nga Leonardo DiCaprio në filmin e vitit 2000 “The Beach”. Zyrtarët e parkut ofrojnë gjithashtu guida për të parë kafshët e egra, si elefantët, arinjtë, gibonët dhe tigrat.

Përveç këtyre eksperiencave, në të ardhmen, menaxherët e resortit, synojnë të organizojnë udhëtime me tren në fundjavë, gjatë të cilave, të ftuarit do të marrin pjesë në mbrëmje me maska dhe do të luajnë skenën e famshme “Vrasje në Orient Express”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BENSLEY OF BANGKOK + BALI (@billbensley)

Next Post
Dhjetra qytetarë zgjedhin Qafën e Murrizit si destinacion ditor për shkak të reshjeve të dëborës

Dhjetra qytetarë zgjedhin Qafën e Murrizit si destinacion ditor për shkak të reshjeve të dëborës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In