Tentativa për të grabitur varësen e një gruaje në një stacion treni në Indi, ka përfunduar tragjikisht. Kjo, pasi viktima 24-vjeçare ka humbur ekuilibrin duke rënë nën rrotat e trenit që po vinte. Në pamjet e kameras së sigurisë, duket qartë momenti kur grabitësi 19-vjeçar, i afrohet gruas dhe tenton t’i tërheqë varësen, ndërsa ajo rrëzohet duke u shtypur nga treni.
Rafi Malik, 19-vjeçari i arrestuar nga policia, tha se ishte i dëshpëruar pasi nuk kishte gjetur punë në qytetin e Mumbait dhe nëpërmjet varëses, donte të fitonte para mjaftueshëm për t’u kthyer në fshatin e tij. Malik, tashmë gjendet nën akuzën e vrasjes me dashje dhe grabitjes së mbetur në tentativë. /ma.me