Avionët luftarakë turq dje herët në mëngjes bombarduan për herë të parë pozicionet e grupit të shtetit islam (ISIS) në Siri, një ditë pasi anëtarët e grupit terrorist vranë një ushtar turk në një përleshje kufitare, transmeton TetovaSot.
Avionët luftarakë F-16 u ngritën nga një bazë ajrore në juglindje të Turqisë dhe goditen tre shënjestra të ISIS-it në Siri, tha Kryeministri turk, Davotogllu, pasi Turqia njoftoi se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur vendin nga sulmet xhihadiste apo guerrilëve kurd.









