Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka pësuar sot një aksident rrugor. Sipas mediave spanjolle, ngjarja ndodhi në daljen e një autostrade teksa braziliani po shkonte në qendrën stërvitore të skuadrës, nga ku do të fluturonte më pas drejt San Sebastianit për të luajtur me Real Sociedadin në mbrëmje.
Ferrari 458 Spider i futbollistit pësoi një goditje në pjesën e majtë dhe u kthye në drejtim të kundërt.
Shtypi katalanas shkruan se lojtari nuk ka probleme dhe është i gatshëm të luajë.
Albeu/d.i.