VIDEO/ Në Shkodër kripa hidhet me duar, qytetari: Aq ia hedhim groshës kur zihet

Dëbora në rrugët e Shkodrës ka nxjerrë punonjësit për të hedhur kripë në rrugët e qytetit në mënyrë që të mos bëheshin të rrëshqitshme. Por qytetarët kanë mbetur të habitur nga pamja e “makinerive”.

Dy punonjës të hipur në fuoristradë të “pajisur” me një thes me kripë e kanë hedhur atë në rrugë. Punonjësit përveçse punonin jashtë çdo kushti duke rrezikuar që të rrëzoheshin nga momenti në moment nuk kishin veshur as doreza. Sasia e kripës së hedhur duke e krahasuar me dëborën e madhe në rrugë ka bërë kontrast të madh duke u kthyer në skenë qesharake.

Duke kaluar në pjesë të ndryshme një qytetar i tha punonjësit të bashkisë se “aq sa hedh ti kripë në rrugë me duar, aq i hedhim groshës kur zihet”./a.ç

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com