Mesa duket Matteo Renzi e ka vendosur të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike nuk fitoi në zgjedhjet e përgjithshme te dielën. Selia e partisë së tij e mohoi këtë lajm, nëpërmjet zëdhënësit Marco Agnoletti. Por e vërteta pritet për pak minuta, në orën 18:30, kur ish-kryeministri do të flasë nga selia e PD në Nazaret. Nderkohe ja cfare ndodh ne seline e PD teksa pritet konferenca e Renzit.
Momente pasigurie ne partine Renzit. Pas rrëshqitjes se dheut nen kembe per shkak te rezultatit zhgenjyes ne zgjedhje tani po luhen guret e doreheqjes.
Per te marre vesh saktesisht per rezultatin dhe si do te vijohet me tej duhet te pritet ora 18:30, ora kur Renzi ka njoftuar nje konference per mediat, pas lajmërimit të parë për konferencë në orën 17:00, por që u shty.
Mediat italiane spekulojne lidhur me nje doreheqje te munfshme te Renzit ne krye te partise. Fjala dorehqje ka nisur te qarkulloje gjithandej neper korridore e jo vetem.
Por brenda se majtes, burime te partise deklarojne se Renzi, “nuk do të vendosë vetë”, do të konsultohet me bashkepunetore e drejtues te tjere.
Hipotezat janë ende të gjitha në fushë, por ende fjala e fundit nuk eshte thene.
Italia/ Kryeson Qendra e Djathtë, 5 Yjet parti e parë, por s’formohet dot qeveria
Lëvizja 5 yje bën kercimin si partia e pare me rezultatet e deritanishme ne zgjedhjet e Italise, por ende nuk ka nje shumice per formimi e qeverise se re.

Mediat italiane raportojne se qendra e djathtë është në rritje ndërsa PD-ja e Matteo Renzit ka pesuar rënie. Deri tani në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 vende të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë. Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.
Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.
***
Kjo eshte fotografia që jep projeksionet e para dhe sondazhet e daljes në zgjedhje të kësaj loje të vështirë elektorale që tani për tani duket të tregojë qartë vetëm ndryshimin vendimtar të balancës së pushtetit ndërmjet palëve, por jo të mjaftueshme për të përshkruar një shumicë të qartë që mund të përkthehet forcë qeveritare.
Koalicionet: Qendra e djathtë kap 37.3, Qendra e majtë 22.9, krahasuar me vetëm M5S 32.5.
Sipas partive: Me perqindje kemi kete rezultat, M5S 32,5; Pd 18,7%, Lega 17,5% Forza Italia 14,2%. Fratelli d’Italia 4,4%, Leu 3,2%, +Europa 2,5%.
Dalin exit poll-et e para, ende asnjë fitues i qartë
Italianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, i cili po shkon drejt fundit. Plot 46 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë e re.

Italia voton sot për parlamentin e ri, kandidojnë edhe 4 shqiptarë. Kush është favorit
Të dielën (05.03) afër 50 milionë italianë me të drejtë vote zgjedhin parlamentin e ri. Sondazhet parashohin fitore të partive populiste, por asnjëra parti nuk duket se do të arrijë shumicë të qartë. Në këto zgjedhje kandidojnë edhe 4 shqiptarë, Bruna Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta, Elona Gaxha.
Por nga po shkon Italia?
Sipas të dhënave të instituteve të sondazhit, Italia ndodhet para një fitoreje të madhe të populistëve, si majtas ashtu edhe djathtas. Partia më e fortë mund të dalë „Lëvizja e Pesë Yjeve”, një parti e orientuar majtas, e formuar si parti proteste para nëntë vitesh nga komediani Beppe Grillo dhe që sot drejtohet nga 31 vjeçari, Luigi di Maio. Kjo lëvizje ngrihet kundër elitës së vjetër politike dhe premton një politikë sociale. Ajo është skeptike ndaj BE dhe kritike ndaj pranimit të refugjatëve në Itali. Në bisedë me DW, Luigi di Maio tha se „beson se do të bëhet forca kryesore politike dhe se do të krijojë qeverinë”. Sipas tij shtetet e tjera në Europë duhet të dallojnë se rreziku i vërtetë vjen nga Le Pen dhe Alternativa për Gjermaninë. „Ne luftojmë kundër Salvinit dhe Lega Nord.”
Me këtë kreu i lëvizjes ka parasysh kryetarin e partisë Lega Nord, parti populiste e djathtë, Matteo Salvini, kundërshtari i tij kryesor. Salvini del në këto zgjedhje me moton „Italia në vend të parë” dhe ka krijuar një aleancë me „Forza Italia” të Silvio Berlusconit dhe neofashistët e „Vëllezërve italianë”. Forcat populiste të djathta parashihen në sondazhe me një rezultat prej 38% në parlamentin e ri, por edhe ato nuk e arrijnë shumicën absolute. Kampi më i vogël është ai i socialdemokratëve, që parashikimet i nxjerrin me vetëm 22% të votave.
Nuk parashikohen koalicione
Të treja kampet politike kanë përjashtuar koalicionet. Enigmë për votuesit italianë mbetet se si do mund të krijohet qeveria e re në këto kushte. Ligji shumë i komplikuar zgjedhor italian nuk të ofron shumë ndihmë në këtë pikë, thotë njohësi i Italisë, Lutz Klinkhammer, drejtor i Institutit Gjerman të Historisë në Romë në bisedë me DW. „Me shumë gjasa forcat politike do të bllokojnë njëra-tjetrën në parlament”, thotë ai. „Mund të ndodhë që të kemi një qeveri teknike që do të përpiqet shumë shpejt të kalojë një ligj zgjedhor në parlament për të thirrur sërish zgjedhje të reja.”
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi se duhet të përgatitemi për „skenarin më të keq”, pra një parlament të paaftë për të vepruar. Deklaratat e Junckerit i ngritën kostot e rifinancimit të obligacioneve shtetërore italiane. Tregjet janë të nervozuar dhe sistemi nuk është i stabilizuar, sepse ekonomia italiane rritet shumë ngadalë. Sektori bankar është po ashtu shumë i brishtë.
Shumë u debatua në fushatë se si duhet të ulet borxhi shtetëror me 130% të prodhimit të brendshëm bruto. Profesori i ekonomisë, Ruggero Bertelli nga Universiteti i Sienas thotë se „të gjithë premtojnë, por askush nuk ka një recetë.”
Ringjallja e Silvio Berlusconit
Për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, 81 vjeç këto zgjedhje mund të jenë rikthimi i tij në politikë. Megjithëse ai nuk lejohet të marrë poste, sepse është dënuar për mashtrim me tatimet, Berlusconi është ai që lëviz fijet tek lista e djathtë që drejtohet nga „Forza Italia”. Të gjitha skandalet e shkuara nuk e kanë rrënuar me sa duket Berlusconin. „Pjesë të qeverisë dhe disa institucione më kanë sulmuar me fyerje e pretendime të gabuara. Por njerëzit e dinë, se fjalosjet për bunga-bunga, party-t të gjitha ishin gënjeshtra, që u shpikën nga palë të interesuara për të eliminuar kundërshtarin politik”, tha Berlusconi në një intervistë.
Me rolin e viktimës i qeshuri përjetësisht duket se i prek italianët. Partia e tij kap 16% në parashikimet e sondazheve. Berlusconi është i bindur se qeverinë e ardhshme do ta drejtojë një kryeministër i përzgjedhur prej tij. Ai premton lehtësime tatimore dhe kushte për punësimin e rinisë, por nuk thotë se si do t’i financojë këtë plane.
Kryebashkiaku i Palermos e sheh me sy kritik ngritjen e populistëve si majtas ashtu edhe djathtas. Leuluca Orlando thotë se zgjedhjet e së dielës do të vendosen në jug të Italisë. Partia e tij „Partia e Vlerave” ka pak shanse, thotë ai në bisedë me DW. „Mendoj se populistët janë të cënueshëm nga një rrezik që unë e quaj ‚mafia‘. Populistët nuk e njohin qeverisjen dhe mund të ndikohen negativisht.” Ai nuk thotë se Berlusconi është një mafioz, por që klima politike po ndryshon.
Italia nuk do të zhytet në kaos pas zgjedhjeve, ekonomia nuk do të shkatërrohet papritur. „Por problemet mbeten në plan afatgjatë dhe afatmesëm. Bëhet fjalë për investime, bëhet fjalë për atë që gjenerata e re nuk ka perspektivë e prandaj shumë vetë braktisin vendin, sidomos të kualifikuarit.” Të dielën votimet mbyllen në orën 23:00, por shpëndarja e vendeve në parlament bëhet e qartë vetëm të hënën në mëngjes.
DW















