Zhytësit e klubit për aktivitete nënujore nga Ohri dhe zhytësit nga Shqipëria, gjatë një periudhe prej 92 ditësh kanë realizuar zhytje në të gjithë brezin bregdetar të liqenit, edhe nga ajo maqedonase dhe nga ajo shqiptare, me një gjatësi totale prej 80 kilometra.
Siç shpjegon zhytësi Milutin Sekulovski janë realizuar më shumë aktivitete, ku janë gjetur materiale interesante nënujore dhe është regjistruar e gjithë proceda gjatë aktivitetit nënujor.
Gjatë zhytjes janë dokumentuar edhe anijet e fundosura në Strugë prej Luftës së Parë Botërore, dhe rrënojat e avionit nga Lufta e Dytë Botërore e Forcave Ajrore Mbretërore të Forcave Ajrore Britanike./TetovSot/









