• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Në dhimbjen e tij, pashë shpresë, kurajo dhe forcë”, Reportazhi gazetarit polak pas tërmetit: Shqiptarët, thesar i pazbuluar

by Java News
14/12/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend: “Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”
Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor.”

Kështu shprehet në një reportazh për Shqipërinë e pas termetit, gazetari i njohur polak, Stefan Tompson.

Ai ka fluturuar drejt Shqipërisë pas tërmetit dhe siç shprehet në twitter është lumtur që shenjtorët Nënë Tereza e Gjon Pali II (polak) kanë tanimë statujat e tyre dhe janë emra rrugësh e bulevardesh. Ai flet dhe per pritjen qe vendi ynë i bëri hebrenjvee.

Në fund të videos së tij, gazetari Tompson shkruan se teka udheronte e shihte flamurin kuqezi, Shqipëria dhe shqiptarët janë një thesar i pazbuluar që nuk duhen lënë në harresë.

Reagimi i plote në tëitter i Stefan Tompson:

Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!

Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.

Përkthimini video-reportazhit:

Kohët e fundit kalova pak ditë në Shqipëri, një vend i bukur prej tre milion banorësh në Ballkan, që ka kaluar një varg shkatërrimesh nga Perandori të vdekura, pushtete të së shkuarës, populli i të cilit ka qendruar i bashkuar dhe ka një histori tragjike, të lavdishme dhe të mahnitshme. Së fundi, u godit nga një tërmet, i cili vrau me dhjetra njerëz, plagosi qindra të tjerë dhe la të pastrehë mijëra në qytetin e vogël të Durrësit në bregun Adriatik. Teksa isha atje duke ecur në rrënoja dhe duke biseduar me të mbijetuarit, u rikujtova për brishtësinë e jetës dhe për faktin që dhimbja dhe tragjedia janë gjërat e vetme të sigurta në ekzistencën tonë këtu në Tokë. U preka veçanërisht kur një burrë më tregoi një album fotografik të fqinjëve të tij tashmë të pajetë, të gjetur në rrënoja. E megjithatë në dhimbjen dhe vuajtjen e tij, pashë shpresë, kurajo, forcë dhe aftësi për ringritje. Një poezi e vjetër nga poeti shqiptar Pashko Vasa më erdhi ndërmend: “Çohu Shqiptar prej gjumit çohu,
Të gjithë si vëllazën në nji besë shtërngonju,
E mos shikoni kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.”
Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor. Ndërsa udhëtonim përgjatë maleve dhe pyjeve dhe vështronim flamurin shqiptar që valëvitej me krenari, shqiponja e zezë me dy krerë në atë flamur tundej në erë, kuptova sa shumë ka akoma për të parë dhe zbuluar në Shqipëri dhe sa shumë për të ndarë dhe mësuar nga shqiptarët. Është një nga thesaret e pazbuluara të Ballkanit dhe në këtë moment të vështirë për ta është një vend i cili nuk duhet lënë në harresë. (Lexo.al)

I spent a few days in Albania where I witnessed the aftermath of the earthquake.

Tragedy is an inescapable part of the human experience, but it is our ability to overcome adversity which defines us.

Here are a few thoughts about what I saw in Shqipëria.

🇦🇱 pic.twitter.com/qGkVVGQ5V0

— Stefan Tompson (@StefanTompson) December 13, 2019

g.kosovari

Next Post
“Se di çfarë kanë qenë ata ekspertë“/ Basha: Burg kush luan me jetët e qytetarëve, mos të përsëritet tragjedia e Thumanës

"Se di çfarë kanë qenë ata ekspertë“/ Basha: Burg kush luan me jetët e qytetarëve, mos të përsëritet tragjedia e Thumanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

February 13, 2026
Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

February 13, 2026
U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

February 13, 2026
Fake News/ ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

Fake News/ ISHP përgënjeshtron raportimet: Nuk ka shpërthim të fruthit në kopshtet e Tiranës

February 13, 2026
Ndryshime të tjera në qeveri, Vilma Guri pason Vali Bizhgën si shefe e kabinetit

Ndryshime të tjera në qeveri, Vilma Guri pason Vali Bizhgën si shefe e kabinetit

February 13, 2026
Ëngjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson

Ëngjëll Agaçi largohet nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, ja kush e zëvendëson

February 13, 2026
Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

Kriset marrëdhënia Miri-Selin, banorja: Loja fitohet me pak fytyrë, ti je i kurdisur për…

February 13, 2026
Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

Dosjet Epstein “tronditin” botën, dorëheqje zinxhir, hetime dhe shkarkime nga Amerika në Evropë

February 13, 2026
“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

“Aleancë ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë”, Vuçiç: Një kërcënim i madh për Serbinë

February 13, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

Kuvendi i Kosovës miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In