Një burrë i dehur ka vjedhur një tank nga një shkollë ushtarake ruse në Murmansk dhe ka shkatërruar një supermarket. Ai e ka marrë këtë vendim pasi ishte i dëshpëruar për një tjetër shishe me pije alkoolike.
I dehuri i dha tankut nëpër qytet përpara se të arrinte në një supermarket. Ai hyri së bashku me tankun në supermarket duke e shkatërruar tërësisht dhe vodhi një shishe tjetër vere. Pasi mori verën u nis në një rrugicë të ngushtë ku prishi edhe një makinë të parkuar.
Por policia arriti që ta arrestojë të dehurin përpara së të shkaktonte dëme edhe më të mëdha