Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 7 mars në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë. Protothema.gr ka publikuar pamjet nga aksioni i policisë, teksa ndiqte një 30-vjeçar shqiptar.
Sipas burimeve policore, 26 vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.
Efektivët e policisë kanë tentuar të zbresin shoferin që nuk pranon të bindet duke bërë manovra të rrezikshme dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre. Madje, në fund të videos dëgjohet sesi policia qëllon drejt gomave të mjetit në përpjekje për ta ndaluar.
Shqiptari, i cili nuk bindet dhe tenton të arratiset godet automjetet e parkuara dhe përplas makinën e policisë helene.
“Përfundimisht automjeti është larguar, por jo për shumë kohë, pasi pak më vonë autori, i cili është nga Shqipëria, është ndaluar nga forcat e policisë së Athinës dhe është arrestuar në rrugën Nirvanas”, bëjnë me dije mediet greke.
Pas kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. Çështja është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës./m.j











