• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Nano “ngre në këmbë” policinë rrugore pas aksidentit në rrugën e Kavajës. Kapen “mat” shoferët e pabindur

by Java News
09/05/2022 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aksidenti të rëndë që ndodhi ditën e djeshme (8 maj) në rrugën e Kavajës, ku një mjet “Merdesez G Class” përplasi te vijat e bardha një çift me foshnjen e tyre 3-muajshe, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugë.

Pas urdhrit të mbrëmshëm nga Drejtori i Policisë së shtetit, Gledis Nano shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Policia ka arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, nga të cilët 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë vendosur 2874 masa administrative, për shkelje që janë burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit e shpejtësi tej normave të lejuara dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia paralajmëron se kontrollet intensive me mjete logjistike bashkëkohore, do të vijojnë jo me aksione, por si punë e përditshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ditën e djeshme Ajas Sulejmani përplasi në afërsi të kompleksit Deliorgji te Rruga e Kavajës çiftin Vilma dhe Arjan Konomi teksa kalonin në vijat e bardha me foshnjen e tyre 3-muajshe. Sulejmani po ecte me shpejtësi dhe tentoi të kalonte kur drita e kuqe e semaforit ishte e ndezur për makinat. Burime për Abc bënë me dije se 39-vjeçri ishte i skeduluar nga drejtësia angleze për trafik droge. Sulejmani tashmë është arrestuar nga policia. Sipas njoftimit të uniformave blu, 39-vjeçari Ajas Sulejmani nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për shkakun se kërkohej nga Britania ku akuzohet për trafik droge, por ai është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

g.kosovari

Next Post
Strategu ushtarak amerikan: Sa herë që rusët nisin një luftë dështojnë, kur mbrohen fitojnë

Strategu ushtarak amerikan: Sa herë që rusët nisin një luftë dështojnë, kur mbrohen fitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In