Dy ditë më parë u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ku u morën vendimet për rregulloren dhe masat për primaret.
Në mbledhje ka mbejtur fjalën edhe ish-deputeti Myslim Murrizi i cili u tregua i ashpër me anëtarët e tjerë, madje edhe me kryetarin e PD, Sali Berisha.
Murrizi ka bërë “për ujë të ftohtë” kryetarin dhe Nokën, Plokën ku shprehet se ata duan të jenë në listat e sigurta dhe të përjashtojnë pjesën tjetër nga Primaret.
“Statuti thotë se Primaret nuk përjashtojnë asnjë nga Primaret. Si kryetarët e degëve që dëshirojnë të jenë në garë dhe i detyron statuti të japin dorëheqjen, nuk thotë gjë për drejtuesit e qarqeve të mos futen në Primare.
A janë menaxherë, si zotëria që erdhi nga Trump, por pa pagesë, unë nuk futem në primare. Secili nga ne ka kontributin e tij në këtë parti, kush nga dhjetori i 90, por askush nuk mund të na ndajë ca të nënës dhe ca të njerkës. Ca politikanë rrace, ca inferiorë, ca superiorë dhe ca dorë e dytë.
E kush jeni ju Falmur, Palok qoftë edhe doktori. Që mund të na ndashë?”
Primaret e PD do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa gara për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve, do të realizohet në nivel qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër.
@besjacaj♬ original sound – Bes Jacaj
Z Murrizi,mendoj se burre i zgjuar,e pa klecka,mose humbe kohe,me monstren e vicidolit,ai eshte komuniste i pa ndreqeshem.Eshte mashtrues,hajdute e vrases,eshte pjedha e ramiz kriminelit,te keshidhoje te rrish larg tije.