Video e mëposhtme tregon tepër e qartë që ndotja e detit është në shkallë të mëdha.
Deti i trazuar ditën e djeshme ne Vlorë ka nxjerrë mbeturina pafund përgjatë plazhit që ndodhet nga zona e Skelës përgjatë Lungo-Mares.
Moti i djeshëm, shirat e rrëmbyeshëm dhe deti i ashpër e me dallgë ka nxjerrë shumë mbetje në breg ku më së shumti dominojnë plastika. Duket se shprehja “atë që detit i bën do ta kthejë në një menyrë apo tjetrën” merr formë pjesërisht në një mot të tillë.
Ndërgjegjësimi për pastrimin e mbeturinave është nevojë urgjente.
/a.r