Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali. Në pak minuta, breshri ka thyer xhamat e qindra makinave.
Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer.
Moti i keq gjithashtu ka shkaktuar dëme në provincën e Modena, ku ka edhe tre të plagosur, dy në gjendje më të rëndë.
g.kosovari