Janë shfaqur pamje të reja që tregojnë tankun më të shtrenjtë dhe më modern të Rusisë duke u shkatërruar nga forcat ukrainase gjatë luftimeve në Donbas.
Pamjet me dron, të nxjerra nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës sot, tregojnë T-90M – një makinë luftarake e gjeneratës së fundit prej 4 milionë paundësh – duke shpërthyer pasi u godit gjatë betejës për Stary Saltiv, në veri të Kharkiv, javën e kaluar.
Pamjet tregojnë atë që duket të jetë ‘lëvozhga’ e djegur e të njëjtit tank me një vrimë të madhe të shkaktuar nga sulmi./m.j