Imazhe që tregojnë një operacion të komandove ukrainas që zbarkojnë thellë në linjat e mbrojtjes ruse në Krime për të hedhur në erë mbrojtjen e Vladimir Putinit, janë publikuar në mediat ndërkombëtare.
Sulmi i guximshëm i forcave speciale SAS në Kepin Tarkhankut është realizuar në errësirë, rreth orës 03:50 në mëngjesin e së enjtes dhe ka goditur të gjitha objektivat e synuara, duke çuar në ekzekutimin e 30 ushtarëve rusë.
“Gjatë kryerjes së detyrës, mbrojtësit ukrainas u përleshën me njësitë e okupatorit. Si rezultat, armiku pësoi humbje në mesin e personelit të tij dhe iu shkatërruan pajisjet“, tha agjencia e inteligjencës e Ukrainës.
Njerëzit e Volodymyr Zelensky përdorën varka dhe avionë për t’u bërë pritë forcave ruse në jugperëndim të gadishullit, ndërsa vendasit konfirmuan sulmin duke raportuar se dëgjuan shpërthime në afërsi të fshatit Mayak.
Dyshohet se stacionet e radarëve të Rusisë, Nebo-M dhe Kasta-2E2 mund të kenë qenë objektivat e sulmit të papritur ukrainas, pasi zëdhënësi i agjencisë HUR, Andriy Yusov tha se “qëllimet janë arritur” pa detaje të mëtejshme.Ndërkohë, mediat ruse raportuan se të paktën dhjetë persona janë shfaqur me dy gomone, përpara se të qëllonin mbi një kamping.
Ndërkohë, videoja tregon se njësia e Ukrainës ngre flamurin kombëtar pasi sulmoi me sukses bregun perëndimor të Krimesë./m.j