• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Momenti kur rebelët Houthi hedhin në erë anijen me 136,000 ton naftë në Detin e Kuq

by A R
26/08/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rebelët Houthi, grupi i milicisë me bazë në Jemen që mbështeten nga Irani kanë publikuar një video që supozohet se tregon momentin kur ata hedhin në erë një anije cisternë në Detin e Kuq, e cila transportonte 136,000 ton naftë bruto irakiane.

Anija “Sounion” u braktis nga ekuipazhi të enjten pas sulmeve të përsëritura nga rebelët Houthi, të cilët hipën në anijen e braktisur dhe e rrethuan atë me eksploziv duke e shpërthyer më pas.

Cisterna me flamur grek ende kishte tym që dilte nga disa pika përgjatë kuvertës të dielën dhe flakët shihen duke vijuar në të paktën nëntë vende të ndryshme në kuvertën e saj, ndërsa shenja të zjarrit ka edhe pranë kapakëve të rezervuarëve të naftës.

“Sounion mbetet në flakë dhe duket se është në lëvizje, por nuk ka shkaktuar një rrjedhje të madhe të naftës në rrugë ujore”, tha të hënën Operacioni Aspides i BE-së, misioni i të cilit është të mbrojë anijet që kalojnë në Detin e Kuq.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se nëse nafta e papërpunuar derdhet në Detin e Kuq, fatkeqësia mjedisore mund të jetë më e madhe se në rastin e “Exxon Valdez”, pasi 136,000 ton naftë mund të derdhet dhe të rrezikojë shkëmbinjtë koralorë dhe kafshët e egra në zonë.

“Deri më tani nuk ka shenja të dukshme të një rrjedhje nafte”, tha misioni i BE duke sqaruar në vijim se Sounion është njëkohësisht një rrezik lundrimi dhe mjedisor.

“Kjo situatë nënvizon se këto lloj sulmesh përbëjnë një kërcënim jo vetëm për lirinë e lundrimit, por edhe për jetën e marinarëve, mjedisin dhe më pas jetën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë rajon.”

/a.r

Next Post
VIDEO/ Transformimi i hapësirave në zonat urbane, Veliaj përvesh mëngët dhe i vjen në ndihmë ekipeve të terrenit

VIDEO/ Transformimi i hapësirave në zonat urbane, Veliaj përvesh mëngët dhe i vjen në ndihmë ekipeve të terrenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In