Një automjet u dogj mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Vloçisht të Maliqit. Mediat kanë siguruar pamjet e momentit të kësaj ngjarjeje. Siç duket, mjeti në ngjyrë të bardhë sapo la karburantin shpërtheu në flakë dhe filloi të nxjerrë tym ndërkohë që ishte në lëvizje.
Shoferi dhe pasagjeri reaguan menjëherë dhe dolën nga makina. Siç duket edhe në video, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërkohë që mjeti lëvizi derisa ra në një kanal.
Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse që kanë shuar zjarrin, ndërsa të dëmtuarit u dërguan për mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r