Gjithë Lezha është tronditur sot nga një aksident i rëndë që ndodhi në Torovicë, ku një masiv shkëmbor ra mbi një makinë në lëvizje me të cilën udhëtonte një familje e tërë.
Dy vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi humbën jetën dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pasi policia nxjerr nga makina e mbuluar nga shkëmbi trupat e pajetë. Disa prej familjarëve që ndodhen në vendin e ngjarjes shpërthejnë në lot e të bërtitura.
Në pamje duket një burrë në moshë teksa qëllon kokën dhe qan, ndërsa policët dhe njerëzit e tjerë e tërheqin për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë të shtrirë në tokë e të mbuluar, ndërsa pritet të transportohen në morg.
/a.m.