Ky është momenti shokues kur një anëtar i ISIS-it e gjuajti një polic me rroba civile duke e lënë atë në agoni, në aeroportin e Stambollit.
Thuhet se polici u bë kurioz të dinte se përse sulmuesi kishte veshje që të mbrojnë ndaj ujit në ditët kaq të nxehta të verës, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Sigurisht se me këtë veshje ai kishte mundësi që ta fsheh eksplozivin e tij para sulmit.
Pamjet po ashtu tregojnë se si sulmuesi gjuan me armë zjarri drejt policit, duke u kthyer më vonë përsëri për ta goditur atë edhe njëherë./a.m.