• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Momentet kur punonjësi i gjykatës tërheq zvarrë qytetarin…”Kalo or këtej të thashë!”

by Java News
07/03/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sjellje skandaloze ështe fiksuar nga kamera e emisionit “BOOM” në ambientet e brendshme te Gjykatës Administrative të Shkalles se Parë.

Pas një pyetje  që  qytetari  i drejton zyrës së  informacionit ai merr si përgjigje tërheqjen zvarrë  dhe nxjerrjen me forcë jashtë nga përfaqësues së administratës së këtij institucioni që në fakt duhet të japë drejtësi dhe jo dhunë.

Kamera e emisionit “BOOM” ka arritur të fiksojë sjelljen abuzive të punonjësve në Gjykaten Administrative të  Shkalles se Parë ne Tiranë.

Ka mjaftuar një pyetje të cilën qytetari ia drejton informacionit që punonjësi i kësaj Gjykate ta tërheqë zvarrë, dhe ta largojë forcerisht nga sporteli.

Në pamundësi për të marrë sqarimin qytetari  ka kërkuar takim me Kryetarin e Gjykatës Administrative Eriol Roshi.

Qytetari: Si është çështje e pushuar Drejtoria e Punëtorëve mua s’më ka kundërshtuar?

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri, o zotëri

Qytetari: Është e paditur

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Një minutë, o një minutë

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo or këtej të thashë

Qytetari: Një minutë mos më tërhiq kështu

Sekretaria: Çështjen e ka pushuar gjyqtari

Qytetari: Gjyqtari nuk ka të drejtë ta pushojë

Sekretaria: Gjyatari  e ka pushuar

Roja i Gjykatës Administrative: Zotëri kalo këtej

Qytetari: Çke që tërheq?

Roja i Gjykatës Administrative: Kalo këtej thashë

Qytetari: Hiqe ore dorën, s’ka të drejtë ta pushojë ai, s’ke të drejtë të më tërheqësh. Më jep takim me kryetarin atëhere, më jep takim me kryetarin. Ajo ka të drejtë të më pranojë kërkesën për përjashtim as po e kërcënoj asgjë. S’ke të drejtë të më prekësh me dorë.

12 mijë çështje të bllokuara në Gjykatën e Apelit Administrativ, janë tregues se ky institucion nuk po përmbush qëllimin për të cilin u krijua, zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve midis shtetit dhe individit. Më heret në anën e qytetarëve është vendosur edhe kryeministri  EdI  Rama i cili përdori gjuhë të ashpër kur u ndal në funksionin e Gjykatës Administrative.

Rama:  Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Thjesht është shtuar një kasap më shumë  në rrugën e tregut të mishit të sipërmarrësve dhe të qytetarëve.

Pamjet skandaloze të fiksuara nga kamera e “BOOM” kur qytetarët tërhiqen zvarrë, është një shembull i plotë për të kuptuar se qytetarët jo vetëm që nuk marrin drejtësi në dyert e Gjykatës Administrative, por si shpagim kur e kërkojne ata i tërheqin zvarrë./oranews

Next Post
I dënuar për vrasje dhe pa diplomë/ Skandali i mësuesit që i jep lëndët fëmijëve të Peshkopisë

I dënuar për vrasje dhe pa diplomë/ Skandali i mësuesit që i jep lëndët fëmijëve të Peshkopisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In