Një makinë e Bashkisë së Tiranës ka marrë zjarr aksidentalisht, pranë kryqëzimit të Laprakës.
Nuk dihet ende shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se kamioni po transportonte letra.
Zjarri është shuar nga vetë punëtorët, por rreziku ka qenë i madh pasi makina mund të shpërthente nga momenti në moment.