• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Momentet kur i arrestojnë nënën dhe vëllain 29-vjeçarit që i shpëtoi atentatit

by A R
11/12/2017 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasi Fadil Tërnova i shpëtoi sot mrekullisht një atentati në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, në Bulqizë. Drejt mjetit me të cilin ai udhëtonte qëlluan me breshëri por Tërnovën nuk e preku asnjë plumb.

Ky shtetas rezulton me precedentë të theksuar penalë ndërsa forcat e Komisariatit të Policisë së Bulqizës i kanë arrestuar gjatë një operacioni për armëmbajtje pa leje në 12 maj 2016 nënën dhe vëllanë, Sarie Ternova 58 vjeçe e Luan Ternova 40 vjeç.

Gjatë operacionit policor të koduar “Gjeologu”, policia ka marrë informacione në rrugë operative se në një automjet tip Benz që lëvizte në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë kishte armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së informacionit është bërë bllokimi i automjetit “Benz” me targa AA 211 HM.

Fadil Ternova
Fadil Ternova

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në automjetin në përdorim të 40 vjeçarit Luan Ternova, u gjet dhe u sekuestrua brenda një çante dore që ndodhej në makinë, një armë zjarri Pistoletë TT model 54 si dhe nje krehër me 8 fishekë.

Në momentin që Policia do ushtronte kontroll, çantën e ka marrë në dorë shtetësja Sarie Ternova, 58 vjeçe me qëllim shmangien e kontrollit. Personat e lartpërmendur (nënë e bir) Luan Ternova dhe Sarie Ternova u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armeve luftarake” kryer ne bashkëpunim.

Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për Vjedhje banesash në shtetin Francez dhe atëherë kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte deportuar në Shqipëri nga Franca.

Ndërkohë, në 2015 nga Policia e Bulqizës është arrestuar edhe vëllai i Luan Ternovës, Fadil Ternova ( i njohur si i forti i Bulqizës) për armbajtie pa leje./a.m.

Next Post
VIDEO/ PD: Ja parcela e drogës 2 km nga Rinasi që e mbron Rama e Tahiri

Deputeti i PD: Rama po na zvarritet për një pazar dhe jo për një pakt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In