Ajo është 53 vjeç dhe është mjaft në formë. Për më tepër, nuk e ka aspak problem të ekspozojë trupin. Dhe këtë e ka bërë sërish përmes një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale.
Elizabeth Hurley, aktore dhe modele, po notonte topless në një pishinë private teksa pushonte në Greqi. Dhe për të përshëndetur fansat, doli nga uji sikurse ishte, por duke mos harruar të mbulonte gjoksin me duar.
Nuk dihet se kush e ka filmuar, ndërkohë që 53-vjeçarja ishte në pishinë. Aktorja është kritikuar në të kaluarën për faktin se përdorte djalin e saj 16-vjeçar për t’i bërë foto me bikini./a.ç