Dita e sotme ka nisur me tensione edhe në Kamëz, pranë KZAZ ku janë mbledhur militantë të Partisë Demokratike.
Kjo situatë e tensionuar po ndodh në bashkit e drejtuara nga PD dhe LSI që kanë vendosur të zbatojnë dekretin e presidentit Ilir Meta i cili anulon datën e zgjedhjeve, 30 qershor.
Ata kanë tentuar të hapin me forcë portën e shkollës ku ndodhen materialet zgjedhore të kësaj KZAZ, dhe pas disa tentativave e kanë hapur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerrin me forcë nga ambientet e KZAZ, duke përdorur një spraj lotsjellës.