Problemet në qarkullim janë të shumta në Shqipëri, e veçanërisht gjatë ditëve të verës, kur kthehen edhe emigrantët e numri i pushuesve në vend rritet ndjeshëm.
Ditën e sotme janë raportuar disa vështirësi qarkullimi dhe njëra prej tyre është ajo që po përjetojnë aktualisht qytetarët në zonën e Shëngjinit.
Qytetarët raportojnë se i janë dashur më shumë se 40 minuta për të dalë nga Shëngjini.
Në video shihet se makinat thuajse nuk lëvizin fare për të shkuar në destinacion.