Presidenti Ilir Meta është pritur me atmosferë festive në Kamëz ditën e sotme.
Kreu i shtetit ka marrë pjesë në takimin festiv me personalitetet e shquara dibrane, që u mbajt sot në Pallatin e Kulturës së Kamzës, me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Dibrës dhe betejës së Lanë-Lurës.
Meta është pritur nga kryebashkiaku socialist, Rakip Suli, i cili ka organiZuar edhe ceremoninë përkujtimore.
“Falenderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran.
Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës,” shkakun Meta në Facebook.
Nderkohe qe ka munguar kryetarja e LSI dhe bashkeshorte e Presidentit Monika Kryemadhi, origjina e te ciles eshte nga Dibra/m.j