Gazetarja ikonë e ekranit shqiptar Tefta Radi, bashkëshorte e këngëtarit të ndjerë Françesk Radi, ka dhënë një mesazh pas homazheve në nder të kantautorit. Teksa ka i ka falenderuar të gjithë që i qëndruan pranë, Radi nuk i kontrolloi dot emocionet duke i përlotur të pranishmit.
“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për reapektin”, tha ajo e përlotur dhe me zërin që i dridhej./a.m.














