Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sporteve në Milano, ku është pritur prej mijëra shqiptarëve.
Mes brohorimave dhe duartrokitjeve kreu i ekzekutivit është takuar me shqiptarët e Italisë, në takimin e dytë me diasporën, që nisi fillimisht me shqiptarët e Greqisë.
Kryeministri në këtë takim shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Nderkohe qe te rinjte e diaspores kane nisur te flasin me radhe, duke i uruar mireseardhjen kryeministrit Rama.