Vazhdojnë punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, teksa impianti modern po merr formë dita ditës. Edhe pse nuk dihet ekzaktësisht se kur do të jetë gati, një pjesë e madhe e punës, duket se ka përfunduar, dhe në muajt e ardhshëm pritet të jepet edhe dora përfundimtare
Një video nga gjendja aktuale e stadiumi, tregon qartë që impianti modern ka marrë formë.
Kujtojmë që më 3 nëntor të këtij viti, FSHF ngriti alarmin se mungojnë 2 milionë euro për të përfunduar ndërtimin e stadiumit kombëtar, gjithsesi ky ngërç pritet të zgjidhet. Në rast të kundërt FSHF do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar zgjidhje.
a.çupaj