Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi. Banesa e cila ndodhet në lagjen “Vojo Kushi” është dy katëshe dhe në të banon një familje.
Informacionet e para flasin për një viktimë dhe ai është i moshuari Haki Hoxha. Burime nga Shkodra thonë se 74-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë.
Mësohet se si pasojë e zjarrit, disa shtëpi të tjera kanë marrë flakë duke e vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.
Këta të fundit vijojnë shuarjen e flakëve ndërsa policia ka ngritur perimetrin e sigurisë. /javanews/b.d