Akuzat në Kuvend për shtim të votuesve në listat e Vorës ka çuar në debate të ashpra mes Luan Ramës së LSI dhe kreut të PR, Fatmir Mediu.
Gjatë fjalës së tij Luan Rama u shpreh se në Vorë janë shtuar 600 votues me kontrata false të nënshkruara nga i njëjti noter.
Ndërsa Luan Rama denonconte këtë fakt ka replikuar nga karrigia e tij e deputetit kreu i PR, Fatmir Mediu.
Mediu akuzoi kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe LSI-në se shkon me banditë në Vorë dhe u bën presion bizneseve.
Ndërsa deputeti i LSI-së iu përgjigj duke kujtuar të vrarët në Gërdec.
Ndërsa Luan Rama la foltoren e Kuvendit dhe po i drejtohej karriges së tij, kreu i PR-së përdori fjalë fyese ndaj tij, ndërsa në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i LSI, Robert Bitri.
Në atë moment kanë ndërhyrë deputetët e tjerë, duke shmangur konfliktimin e mundshëm fizik mes kolegëve të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=lRxpEmFuLhY&feature=youtu.be