Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama ka kërkuar falje pasi janë shfaqur disa pamje ku tregohet qartë që i kërkonte një djali të mitur që t’i thithte gjuhën.
“Një videoklip ka qarkulluar që tregon një takim të kohëve të fundit kur një djalë i ri e pyeti Shenjtërinë e Tij, Dalai Lama nëse ai mund ta përqafonte”, thuhej në një deklaratë të publikuar të hënën në llogarinë në Twitter të liderit 87-vjeçar.
Për më tepër, thuhej në postim, Dalai Lama shpesh ngacmon njerëzit që takon “në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave”.
Videoja, e cila ka një milion shikime në Twitter, tregon gjithashtu fituesin e Nobelit që me sa duket i jep djalit një puthje në buzë në prani të një publiku, duke dëgjuar duartrokitje dhe të qeshura, ndërsa një burrë kap momentin në telefon.
Përdoruesit e mediave sociale e kritikuan videon, duke e quajtur atë “të neveritshme”./m.j












Pse nuk e arrestojnë këtë mut muti ?
Pedofil.
Të kalbet në burg.