• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Më të qeshur se kurrë, Basha-Meta krah njëri-tjetrit në SHBA

by A R
26/07/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente e SHBA-ve ka bërë bashkë kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kreun e LSI-së, njëherësh kryeparlamentarin Ilir Meta.

Ata kanë qenë pranë njëri-tjetrit gjatë takimeve me personalitete të lartë të demokratëve në SHBA. Videoja u publikua nga PD-ja, në një njoftim lidhur me axhendën e takimeve të kryedemokratit Basha në SHBA.

Meta dhe Basha, gjate takimeve ne SHBA
Meta dhe Basha, gjate takimeve ne SHBA

Takimet pasojnë një situatë jo pak të tensionuar që shoqëroi negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi, zërat për çarje të koalicionit dhe një afrim të mundshëm me PD-në.

I pranishëm ne konventë ka qenë edhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko, shoqëruar nga deputetja socialiste, Olta Xhacka. Të tre bashkë kanë pozuar para kamerave shumë të qeshur.

Basha, Majko,Xhacka
Basha, Majko,Xhacka

Zyra për shtyp e PD, njofton se lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi.

***

Me herët Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan NDI.

basha2

“Basha u takua me liderë nga vende të ndryshme të Europës, pjesëmarrës në këtë forum. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz. Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e zotit Basha dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane”- njofton PD.

Sipas njoftimit, Lopez vlerësoi lidershipin e Bashes në procesin e hartimit dhe miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi si dhe ligjin e dekriminalizimit dhe rikonfirmoi gjithë mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet dhe krijimit të alternativës që do tu japë shpresë dhe zhvillim shqiptarëve dhe garantojë ecjen e sigurt drejt integrimit europian.

basha1

Ndërsa në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për Reformën në Drejtësi.

Duke vleresuar lart rolin e tij dhe të Eurodeputetit Eduard Kukan në mbështetje të konsensusit Basha u shpreh se ndihma e tyre ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme në kushtet kur ndonëse Reforma në Drejtesi nuk kishte prej fillimit asnjë kundërshti, konsensusi politik kishte armiq të egër të cilët bënë gjithçka për të përjashtuar opozitën.

Basha u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright, kontributi i së cilës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me ish –presidenten Atifete  Jahjaga me eurodeputeten Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian etj./Panorama/a.m.

Next Post

Berisha flet hapur për koalicion me LSI: Kemi traditë bashkëpunimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

Tentoi të largohej nga Ukraina, arrestohet ish-ministri i dyshuar për korrupsion

February 16, 2026
VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

VIDEO / Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani. Në axhendë edhe takim me Kurtin

February 16, 2026
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Atentati në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin e drejtorit në AMP për punësimin e Muçi Shaljanit

February 16, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Edi Rama, Belinda Balluku dhe SPAK

February 16, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rruga e mundimshme nga aktakuza te çekiçi i fundmë në gjykatë

February 16, 2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In