Televizioni grek “Star” ka publikuar momentet e parë kur e ëma mëson se djali i saj Kostandino Kaçifa u vra nga forcat RENEA.
“Më morën djalin”, dëgjohet e ëma duke folur sapo ka mësuar se djali i saj kishte humbur jetën. Pranë saj po qëndron bashkëshorti, i cili po mundohet t’i japë forcë. Pranë tyre ndodhen edhe fqinjët dhe të afërmit e familjes Kaçifas, të cilët po shprehin ngushëllimet.
Të dy prindërit me lot në sy vajtojnë për humbjen e djalit të tyre. Por gjithashtu kërkojnë përgjigje përse fëmija i tyre u vra.
35-vjeçari Kostandin Kaçifa humbi jetën ditën e dielë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Minoritari grek qëlloi me armë i pari uniformat blu për shkaqe ende të paqarta.
Ai refuzoi që të dorëzohej dhe të hidhte armën, duke qëlluar me breshëri ndaj RENEA-s. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, 35-vjeçari mbeti i vdekur.
/b.d




![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)





