Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, u paraqit mëngjesin e sotëm përpara Gjykatës së Kukësit, pasi akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.
Pas ekspertizës së mjekut, këngëtarja e arrestuar ka rezultuar dy muajshe shtatzanë.
Prokuroria e Kukësit, do të kërkojë në gjykatën e rrethit caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për Fjolla Morinën dhe dy shoqëruesit e saj.
Pritet që të jepet edhe vendimi i gjykatës, ndërsa nuk dihet nëse shtatëzania do t’i japë avantazh këngëtares gjatë gjykimit të saj.
Fjolla Morina në seancën gjyqësore
Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.
g.kosovari