Shqipëria është në luftë dhe ushtria ka zbritur terren, por nuk nuk kanë dalë përballë armikut të padukshëm të quajur koronavirus me tank, mitroloz… Arma e tyre e vetme është mirësia!
Shtëpi më shtëpi, ato, si dhe punonjësit e bashkive, kanë trokitur për t’u dërguar ndihma, ushqime bazë për të moshuarit që janë vetëm në shtëpi dhe familjet në nevojë. Në Nikël, Maminas, Gjepalaj, Gjirokastër, Elbasan, Ura Vajgurore, Pukë, Delvinë, Prrenjas, Cërrik, 12,749 familje kanë marrë ndihma, shifër kjo e bërë publike nga kryeministri Edi Rama.
Ai bën me dje se 1328 të tjerë kanë marrë dhe barna mjekësore.
“12,749 familje të tjera u shërbyen me ndihmë ushqimore dhe 1328 me barna mjekësore. Durim, besim dhe durim përsëri”, shkruan Rama.
g.kosovari