• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA, detaje nga pritja e Yuri Kim në Rinas

by A R
22/01/2020 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë.

Kjo video tregon momentin e ardhjes, të Yuri Kim ambasadore e SHBA, fiksuar ekskluzivisht, nga kamera e operatorit të Top Channel Endri Kurti.

Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.

Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan ,se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se Ambasadorja Yuri Kim në tre vitet e ardhshme do të udhëheq prioritet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi reformës në drejtësi me SPAK dhe BKH, vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në vendin tonë, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollim e disa sektorëve strategjik në Shqipëri. /Muhamed Veliu/

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2020/01/Ekskluzive-Mbërrin-në-Shqipëri-ambasadorja-amerikane-Yuri-Kim.mp4

Next Post
‘Rebelimi i pakthyeshëm i Izetit ndaj Berishës, jo vetëm besëthyerjë…’

"Dosjet që “varrosin” Berishën"/ Flet avokati: Çfarë di Izeti për vrasjen e Azemit, grabitjen Bankës së Shkodrës dhe arin e Krrabës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In