Masakra në Tiranë e 27 Majit tronditi kryeqytetin për luftën mes bandave dhe të trafikut të drogës, që çoi në përplasjen e armatosur tek Materniteti i Vjetër. Megjithatë video të shumta të dëshmitarëve në vendin e ngjarjes po publikohen ku shihet “lufta” mes bandave.
Në videon që sjell Neës24 tregohen momentet e fundit të jetës Besnik Sulku, i cili është i kamufluar me kapele ngjyrë blu me vija të bardha dhe mban një çantë të në krahë. Këtë çantë mendohet ta ketë përdorur për të fshehur pistoletën.
Siç tregohet edhe në videon në fjalë, përreth viktimës, janë mbledhur njerëz të shumtë të cilët komentojnë situatën. Njëri prej tyre thotë se Sulku, i cili gjendet i shtrirë në tokë teksa është ende gjallë.
Sipas dëshmitarëve, Sulkut i ka rënë pistoleta në tentativë për tu larguar dhe më pas është qëlluar nga Markeljan Doçi.
Më 27 maj, 3 persona u vranë në bulevardin Zogu I, para Fakultetit të Shkencave të Natyrës.









