• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Masakra e Dajçit, 15-vjeçari pa nga kamerat e sigurisë ekzekutimin e babait

by A R
05/10/2016 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali 15-vjeçar i Arjet Saitit, dyshohet të ketë parë gjithë ngjarjen nga kamerat e sigurisë që ndodheshin të instaluara në lokalin që kishte marrë me qira babai i tij. Mësohet se kamerat ishin të lidhura me një laptop që ndodhej në shtëpinë e Saitit, dhe aty dyshohet se minoreni ka arritur që të shohë se çfarë ka ndodhur.

15-vjeçari është shokuar, pasi ka parë se si është ekzekutuar i ati. Ndërkaq, mësohet se pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar nga policia dhe po përdoren për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në njësinë Dajç.

SI NDODHI VRASJA
Mbrëmjen e së hënës, Miklovan Parubi ka qenë në lokal duke luajtur poker me shoqërinë e tij, por jo me shuma të mëdha. Në lojë e sipër ai është konfliktuar me shokët, ndaj është larguar nga lokali. Më pas ai është kthyer i armatosur me një automatik në lokalin ku gjendeshin 10 persona. Sapo ka hyrë brenda, Parubi ka thënë ‘do ju vras të gjithëve’, ndërsa ka qëlluar me breshëri. Për pasojë kanë mbetur të vdekur pronari i lokalit, Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Sipas hetuesve të çështjes, Saiti ka tentuar t’i marrë armën Parubit duke i thënë se ‘çfarë po bën’, por ky i fundit e ka qëlluar për vdekje.

Ndërsa, mësohet se Gacalin Kopshti është vrarë aksidentalisht, pasi ai më përpara kishte qenë duke zënë peshk dhe më pas ka shkuar për të takuar të vëllain në lokal. Nga breshëria e plumbave janë plagosur shtetasit Aleks Prendi, 40 vjeç, Vinçens Kopshti, 26 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç si dhe Kitas Molla, 26 vjeç. Personat e tjerë që ndodheshin brenda lokalit dhe që shpëtuan nga plumbat nuk kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur, por kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga 33-vjeçarin Miklovan Parubi.

DESHMIA E AUTORIT
Edhe pse ka shkaktuar një masakër të vërtetë, duke vrarë dy persona dhe plagosur katër të tjerë pas një sherri në lojën e pokerit, Miklovan Parubi nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë që ka kryer. Kur është marrë në pyetje nga policia, ai ka thënë: “Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ata që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit, se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”. Kjo ka qenë deklarata befasuese dhe e ftohtë që ka bërë para forcave të policisë i arrestuari. Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se 33-vjeçari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron.

BASHKEPUNETORI
33-vjeçari Miklovan Parubi nuk ka qenë i vetëm në vendin e ngjarjes. Autori i vrasjeve dhe plagosjeve ka bashkëpunuar me Marçel Shpijatin. Ky i fundit, sipas burimeve nga vendngjarja e ka ndihmuar autorin për të gjetur armën kallashnikov, me të cilën më pas ka kryer edhe krimin e rëndë duke qëlluar mbi shokët e tij./Balkanweb/a.m.

Next Post
Paratë e Shqipërisë investohen jashtë, vetëm në Gusht “ikën” 285 mln dollarë

Paratë e Shqipërisë investohen jashtë, vetëm në Gusht "ikën" 285 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In