• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Marrëveshja/ Bëri lëshime Rama apo Basha? Fleckenstein: “I dont Care!”

by A R
31/05/2017 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, shpreh kenaqesine per arritjen e marreveshjes politike ne Shqiperi, per te cilen ka kontribuar edhe ai. Në një intervistë për ABC news, Fleckenstein pershendet fillimin e punês së komisionit ad-hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarêsimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Si e shihni ju marrëveshjen Rama-Basha? A mori Basha më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:

« Nuk më intereson fare. Vertet nuk më intereson. Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakortësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që Mcallister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që njjë dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme ».

Flitet që mund të ketë një koalicion midis partisë socialiste dhe asaj demokratike pas zgjedhjeve. A është Shqipëria gati për koalicione të mëdha të qeverisjes së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në vendin tuaj Gjermaninë, apo në Francë pas zgjedhjes së Presidentit Macron?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo ? »

Do jeni pjesë a misionit vëzhgues të PE-së në Tiranë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Jo, nuk do jem, por di që ka shumë kolegë që do shkojnë atje dhe jam i sigurtë që ata do bëjnë një punë të mirë. Unë do jem i lumtur të pres rezultatin dhe pastaj ne do vazhdojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE ».

Prioriteti juaj permanent ka qenë reforma në drejtësi me fokus zbatimin e proçesit të Vettingut. A jeni i kënaqur me fillimin e punës së komisionit ad-hoc ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: «Jam i kënaqur që një nga prioritetet e kryeministrit ishte zbatimi i Vetingut dhe kjo ka filluar. Nuk ka dyshim që pas zgjedhjeve, puna për Vettingun do vazhdojë. Kjo ishte dhe është parakusht për hapjen e negociatave të anëtraësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne do të nxisim që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur ».

A mendoni se ka garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: « Nuk e di nëse një kompromis i tillë ishte i nevojshëm, por tani që edhe partitë e opozitës shohin që kjo mund të arrihet, nuk kam se si t’a shoh ndryshe »./Abcnews.al/ma.me

Next Post
Shqiptari shembet përtoke dhe humb jetën gjatë punës në Itali

Shqiptari shembet përtoke dhe humb jetën gjatë punës në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In