Kievi ka konfirmuar lajmin për dorëzimin e ushtarëve ukrainas në Mariupol, por ka përgënjeshtruar shifrën e pretenduar nga rusët.
Oleksiy Arestovych, këshilltari kryesor i Zyrës së Presidentit të Ukrainës konfirmoi se disa ushtarë nga Kievi u kapën robër nga rusët në Mariupol.
“Më duhet të them se një pjesë e Brigadës së 36-të të Marinës është zënë rob, shpjegoi ai, por nuk janë një mijë veta, është gënjeshtër totale. Janë shumë më pak”, citohet të këtë thënë këshilltari presidencial sipas medias ukrainase.
Pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror rus treguan trupat ukrainase duke u dorëzuar pasi u mbajtën në qytetin port kyç të rrethuar që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.
Qyteti ka qenë i rrethuar për shumicën dërrmuese të pushtimit shtatë-javor dhe zona të mëdha janë shndërruar në gërmadha, me imazhe nga qyteti që të kujtojnë ato në Allepo, Siri dhe Grozny, Çeçeni – të rrafshuara gjithashtu nga forcat ruse.
Moska po përballet me pretendime se ka kryer krime lufte pas bombardimeve të një materniteti dhe bombardimit të një teatri që strehonte familje që lanë qindra të vdekur. Numri i vërtetë nuk dihet ende. Qyteti’.